LAJMI I FUNDIT:

Nuk keni parë kurrë një dhuratë si kjo për Ditën e Shën Valentinit: Duket absurde, por është e mrekullueshme

Nuk keni parë kurrë një dhuratë si kjo për Ditën e Shën Valentinit: Duket absurde, por është e mrekullueshme

Shën Valentini ka kaluar, por kjo video është bërë virale në rrjetet sociale.

Ka më shumë se 26.6 milionë shikime vetëm në Twitter dhe ka kënaqur shumë njerëz.


Nuk kemi asnjë informacion se ku është regjistruar, as nëse është vërtet shprehje dashurie e dikujt, por po pëlqehet shumë.

“Art për ditën e të dashuruarve”, shkruan në përshkrimin e videos.

Në plan të parë, ne shohim një burrë duke udhëhequr një lopë në trupin e së cilës janë pikturuar një djalë me një buqetë me lule dhe një vajzë me një veshje rozë.

Vizatimet janë bërë në atë mënyrë që kur kafsha ecën të duket sikur lëvizin vetë!

E përsërisim, nuk e dimë nëse kjo është dhurata e dikujt për ditën e Shën Valentinit, por nëse është – lavdërime për origjinalitetin! /Telegrafi/