LAJMI I FUNDIT:

Nvidia tani vlen më shumë se Alphabet, një ditë pasi ia kaloi Amazon

Nvidia tani vlen më shumë se Alphabet, një ditë pasi ia kaloi Amazon

Një ditë pas tejkalimit të vlerës së tregut të Amazon.com Inc., gjigandi i çipave Nvidia Corp. tani ka kaluar edhe Alphabet Inc.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksionet e Nvidia u rritën 2.5% të mërkurën, duke u mbyllur me një kapitalizim tregu prej rreth 1.83 trilion dollarë dhe duke kaluar vlerën e gjigantit të kërkimit prej rreth 1.82 trilion dollarë, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Bloomberg.


Me këtë fitim, prodhuesi i çipave është bërë kompania e katërt më e vlefshme në botë.

Saudi Aramco, i vlerësuar në rreth 2 trilion dollarë, duket si “caku i ardhshëm historik”.

Rritja e Nvidia ka qenë e fuqishme këtë vit.

Vlera e kompanisë është rritur me rreth 49% dhe ka shtuar rreth 602 miliardë dollarë në vlerë, e nxitur nga një kërkesë e madhe “përshpejtuesit e saj” që fuqizojnë qendrat e të dhënave që kryejnë detyra komplekse kompjuterike të kërkuara nga aplikacionet e Inteligjencës Artificiale. /Telegrafi/