LAJMI I FUNDIT:

Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur

Ky është qyteti më i ngushtë në botë: U ndërtua mbi lumin midis dy shkëmbinjve të thepisur

Mes shkëmbinjve të thepisur malorë të mbushur me gjelbërim, qyteti Zhaotong, i vendosur në pjesën verilindore të provincës Yanjin në Kinë, është shpallur qyteti më i ngushtë në botë

Qyteti ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit Yangtze, është disashekullor dhe ishte një nga rrugët kryesore tregtare të njohura si “Rruga e mëndafshit”


I vendosur mes shkëmbinjve malorë, ai ka shumë burime malore, mbi 30 lloje pellgjesh të ndryshme, shpella dhe është i popullarizuar në mesin e turistëve që duan të bëjnë një pushim nga stili i jetesës urbane.

Emrin e ka marrë nga fakti se në këtë qytet ka ekzistuar një kripore. Në kohët e lashta, qyteti ishte i banuar nga populli Bo, transmeton Telegrafi.

Në shpate, cilat janë kryesisht nga guri gëlqeror, rriten lloje të ndryshme orkidesh dhe bimë mjekësore.

Qyteti quhet edhe rojtari i portës së zemrës së provincës Yanjin.

/Telegrafi/