Breshka aligator gjendet në Britani të Madhe, mund të rritet deri në 100 centimetra dhe të peshojë 90 kilogramë
Një breshkë “e rrezikshme” me nofulla mjaft të forta për të kafshuar nëpër kocka, është gjetur në Cumbria në veriperëndim të Britanisë së Madhe.
Breshkat aligator kanë origjinën në lumenjtë dhe kënetat e Floridës dhe dallohen nga guaska e tyre, e cila u jep atyre një pamje të ngjashme me dinozaurët, transmeton Telegrafi.
Pasi kjo kafshë është parë disa herë, zvarraniku i ujërave të ëmbla u kap nga këshilltarja lokale Denise Chamberlain, e cila e vendosi breshkën në një shportë dhe e çoi te një veteriner.
Veterineri Dom Moule i tha Sky Neës se “ishte vërtetë i befasuar” kur Chamberlain i solli breshkën.
Në fillim mendoi se zvarraniku misterioz mund të ishte një breshkë me kokë.
“Nuk e prisja as që do të ishte një breshkë aligator”, tha ai.
Moule shtoi se kafsha është hedhur me siguri nga një pronar, që nuk e dinte se sa e vështirë do të ishte të kujdesej për një kafshë shtëpiake ekzotike.
Breshkat aligator janë gjuetarë që zakonisht ushqehen me peshq, bretkosa, gjitarë të vegjël dhe madje edhe breshka të tjera. Mund të rriten deri në 100 centimetra dhe peshojnë deri në 90 kilogramë. /Telegrafi/
MEET “FLUFFY”
A dog walker in North England found the invasive alligator snapping turtle.
Experts are stumped about how this species, native to swamps and rivers in southern parts of the U.S., ended up in the UK.
They really hope there aren’t more… me too.
Source: BBC pic.twitter.com/K8abWP1WJ5
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) February 10, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251