LAJMI I FUNDIT:

Dyshohen për trafikim dhe prostitucion në Itali, u sekuestrohet një apartament dhe një lokal në Elbasan

Dyshohen për trafikim dhe prostitucion në Itali, u sekuestrohet një apartament dhe një lokal në Elbasan

Në qytetin e Elbasanit janë sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 mijë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të dy shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se është sekuestruar një apartament i shtetasit S.A, 49 vjeç i cili është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”, si dhe një lokal i shtetasit E. G., 42 vjeç i cili po ashtu është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim.


“Një apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen ‘Dyli Haxhire’, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale ‘Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion’.

Një lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen ‘Kongresi’, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale ‘Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion’ “, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim ndër të tjera bëhet e ditur se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori