LAJMI I FUNDIT:

Bleu një peshk në treg, më pas gjeti një gjë të pabesueshme brenda tij: Askush nuk e kupton se si arriti atje

Bleu një peshk në treg, më pas gjeti një gjë të pabesueshme brenda tij: Askush nuk e kupton se si arriti atje

Një video, e cila dyshohet se është regjistruar në qytetin Ibadan në jugperëndim të Nigerisë, po qarkullon në rrjetet sociale dhe përmbajtja e saj ka tmerruar shumë përdorues.

Në përshkrim thuhet se banorja e kryeqytetit të shtetit federal Oyo “bleu një peshk në treg” dhe kur filloi ta pastronte, gjeti një objekt të pabesueshëm.


Videoja tregon dikë duke përdorur një shkop për të larguar një dry të mbështjellë me fije të kuqe dhe skena duket vërtet e çuditshme.

Shumë në komente u përpoqën të kuptonin se si objekti metalik hyri në gojën e peshkut, dhe mendimet ndryshojnë.

Individët besojnë se dryni shërben për të rritur peshën e peshkut, e në këtë mënyrë edhe të ardhurat e shitësit.

Të tjerë “fajësojnë racën njerëzore”, duke besuar se mbeturinat rrezikojnë botën nënujore dhe kontribuojnë në situata të tilla.

Të tjerë përmendin magjinë e zezë, duke besuar se dryni me majë të kuqe ka shumë të ngjarë të përdoret për të “kyçur” një person.

Mbetet e paqartë se çfarë i parapriu historisë së pazakontë. /Telegrafi/