LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohet tërmet në Ohër dhe Kërçovë, epiqendra ishte në Shqipëri

Regjistrohet tërmet në Ohër dhe Kërçovë, epiqendra ishte në Shqipëri

Observatori sizmologjik në Fakultetin e Shkencave dhe Matematikës në Shkup ka regjistruar një tërmet mëngjesin e sotëm në orën 06:32, epiqendra e të cilit ndodhej 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë, me magnitudë lokale Rihter prej 3.6 shkallë.

Tërmet në Shqipëri
Lexo po ashtu Tërmet në Shqipëri

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikës në Shkup, sot në ora 06:32 ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit ndodhet 130 kilometra në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë, me magnitudë lokale Rihter 3.6 ML”, thuhet në deklaratë.

Tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të Republikës, në Ohër dhe Kërçovë, me intensitet prej tre shkallë sipas shkallës makrosizmike evropiane./Telegrafi/