Me iniciativë qytetare e të cilës i janë bashkuar edhe familjarë të familjeve Gjikolli dhe Bojku, në prag të 17 shkurtit – përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, janë pastruar bustet e katër dëshmorëve të kombit nga Peja, Ahmet Gjikollit, Shpëtim Bojkut, Muharrem Kelmendit dhe Jusuf Kelmendit – Cules.
Bashkë me bustet është bërë pastrimi edhe i hapësirës së tërësishme të asaj pjese si dhe është ndërruar flamuri kombëtar, duke u vendosur nga ai që ishte i dëmtuar nga dhëmbi i kohës, me një tjetër të ri, e të cilin e ka ngritur Shpetimi i ri, nipi i dëshmorit të kombit Shpetim Bojku.
Kompania ‘Universal Clean’ e Ardian Gjukes është kujdesur me vet-vullnet për pastrimin detaj të busteve dhe hapësirës, ndërsaqë është ndihmuar nga shokët dhe familjarët e katër dëshmorëve.
Familjarë e shokë të të rënëve janë kujdesur që kjo pjesë e Pejës, që në traditën e lashtë të Pejës njihej si ‘Kajnaku’ të pastrohet e rregullohet në nderim të këtyre të rënëve e edhe si pjesë e ngritjes së vetëdijes institucionale për ta mirëmbajtur.
Nagip Gjikolli-kryefamiljar e Agon Gjikolli, vëllai i Ahmetit, Fitim Bojku-vëlla i Shpetimit dëshmor e Shpetim Bojku i ri bashkë me miq dhe shokë të të rënëve janë kujdesur për aksionin ndërsaqë janë bashkuar janë mbështetur edhe nga komuniteti e objekteve banesore dhe kafeterive përreth.
“Është një angazhim shumë i vogël karshi veprës së madhe e sublime të djemve tonë Cules, Muharremit, Shpetimit e Ahmetit. Jemi në prag të festës së Pavarësisë dhe normalisht hapësira ka nevojë të rregullohet. Fatkeqësisht vërehet mungesa e kujdesit të mirëmbajtjes institucionale dhe besoj se kjo që po bëjmë sot, në vete ka edhe mesazh të ngritjes së vetëdijesimit qoftë edhe publik për ta kthyer kokën jo vetëm nga këto 4 buste por nga të gjitha bustet dhe përmendoret e dëshmorëve. Veç sa filluam angazhimin na u bashkuan shumë banorë të kësaj ane, pronarë biznesesh e edhe nipi i invalidit të luftës Shpetim Agushollit, Fisniku. Ajo çka ne kishim pasur thirrje sot, është që kompania operuese komunale e sapothemeluar së fundmi, urgjentisht të merret me kthimin e ndriçimit publik në këtë hapësirë, meqë ndriçimi këtu, me vite nuk funksionin si rezultat i dëmit që ja kanë bërë njerëzit keqbërës”, deklaroi Fitim Behluli, duke folur në emër të familjeve të këtyre të rënëve, si shok gjenerate me Ahmetin e Shpëtimin.
Nga viti 2015, Ahmet Gjikolli, Shpëtim Bojku, Muharrem Kelmendi dhe Jusuf Kelmendi-Culja, pushojnë në bronzë në përmendoret e ngritura në qytetin e lindjes, tek Sheshi ‘Skënderbeu’./RADIO 1&Njeshi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje