Greqia po bëhet gati të shpejtojë dhe modernizojë procedurat për marrjen e lejeqëndrimit, në mënyrë që emigrantët e ligjshëm të futen më herët në tregun e punës.
Ministria e Emigracionit dhe Azilit është duke vlerësuar kornizën juridike për emigracionin e ligjshëm, për ta çuar së shpejti në Kuvend.
Emigrantët shqiptarë do të jenë përfituesit e mëdhenj të ligjit të ri, duke qenë se përbëjnë rreth 60 për qind të gjithë të ardhurve në mënyrë të ligjshme. Në Greqi numërohen afërsisht 50 mijë refugjatë, ndërsa 700 mijë persona janë emigrantë të ligjshëm, shumica shqiptarë, gjeorgjianë dhe pakistanezë.
Ekspertët e legjislacionit për emigrantët thonë se sistemi aktual është në kolaps.
Në drejtoritë e emigracionit në Atikë deri tani llogariten se rreth 200 mijë aplikime për leje-qëndrimi janë në pritje.
Me ligjin e tanishëm, emigrantët e ligjshëm duhet të presin deri në tre vjet për rinovimin e lejes së qëndrimit, ndërsa procedura e azilit përfundon brenda pak muajsh.
Përveç reformës për emigracion të ligjshëm, Greqia po punon edhe për marrëveshje të reja dypalëshe me të paktën gjashtë shtete, si Moldavia, Gjeorgjia, Armenia, India, Vietnami dhe Filipinet, për të marrë nga fuqia punëtore e këtyre vendeve me qëllim forcimin e tregut të brendshëm të punës në sektorë si bujqësia, ndërtimi dhe turizmi.
Për Greqinë, çështja e emigrantëve ka edhe një aspekt ekonomik. Vetëm nga mosvjelja e ullinjve – që arrin në 23% – për shkak të fuqisë punëtore, humbjet ekonomike vlerësohet se do të arrinin në 1,5 miliard euro./Ta Nea/rtsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Siljanovska-Davkova: Marrja e certifikatës nga KSHZ dhe shpallja në Kuvend janë finale formale e zgjedhjeve.
Aksident në aksin Delvinë-Kardhiq, humb jetën 53-vjeçari – ishte pjesë e një grupi motoçiklistësh që po eksploronin rivierën
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve – flet stomatologu Hoxha
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë