LAJMI I FUNDIT:

Video skandali në zyrë, Safet Gjici dënohet me tre vite burgim, Alma Kaçi me një vit për prostitucion

Video skandali në zyrë, Safet Gjici dënohet me tre vite burgim, Alma Kaçi me një vit për prostitucion

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me 3 vite burgim ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 2 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa Alma Kaçi, protagonistja në videon seksuale me ish-kryebashkiakun Gjici, është dënuar me një vit burg për prostitucion.

Me dhënien e vendimit, Gjykata e Posaçme bëri edhe riakualifikim të veprave penale për të cilat u shpallën fajtorë Gjici dhe Kaçi.


Në muajin Qershor 2023, 1 muaj pas zgjedhjeve lokale kur dhe Gjici u rizgjodh si kryebashkiak i Kukësit, në rrjetet sociale u shfaq një video erotike e Safet Gjicit me Alma Kaçit në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit. Gjici u largua nga detyra në atë kohë, ndërsa SPAK nisi hetimet për të dhe Alma Kaçin.

Skandali seksual në zyrë, Safet Gjici përlotet në gjykatë: Kam shkelur etikën, jo ligjin
Lexo po ashtu Skandali seksual në zyrë, Safet Gjici përlotet në gjykatë: Kam shkelur etikën, jo ligjin

Hetimet nxorrën në pah se Alma Kaçi kërkonte tender për rehabilitimin e qenve të rrugës në territorin e Bashkisë së Kukësit, dhe kjo ishte arsyeja e takimit me Gjicin. Momentin intim mes tyre, Alma Kaçi e kishte filmuar vetë përmes një kamera sekrete.

Sipas SPAK, fakti që Gjici pas aktit seksual delegon veprimet për projektin e propozuar nga Kaçi te vartësi i tij, ka çuar në konsumimin e veprës penale të korrupsionit. Por kjo akuzë ra pasi u rikualifikua nga GJKKO në shpërdorim detyre.

Por Safet, në mbrojtjen e tij para gjykatës sot ( e mërkurë 7 Shkurt 2024), pretendoi se i ishte ngritur kurth dhe u kërkoi falje familjarëve dhe qytetarëve të Kukësit.