LAJMI I FUNDIT:

Skandali seksual në zyrë, Safet Gjici përlotet në gjykatë: Kam shkelur etikën, jo ligjin

Skandali seksual në zyrë, Safet Gjici përlotet në gjykatë: Kam shkelur etikën, jo ligjin

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici është përlotur gjatë seancës që po zhvillohet sot ndaj tij, ku ka folur për herë të parë për video-skandalin.

Teksa i kërkoi falje familjarëve të tij dhe banorëve të Kukësit, Gjici tha se nuk ka shkelur ligjin, por etikën.


Mbrojta e Gjicit insiton që Alma Kaci është paguar për të realizuar videon dhe po ashtu, ajo ka pasur komunikime me Abedin Orucin në lidhje me çështjen e videos dhe karten memorie që është bërë regjistrimi.

Sipas mbrojtjes, prokuroria nuk ka gjetur pajisen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse ne bazë të akt ekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezulton që të jetë e regjistruar aty.

“Pamjet janë gjetur tek një usb në banesën e Kaçit. Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njëri-tjetrin në lidhje me këtë çështje. Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruci i ka dhënë prokure avoaktit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria në datën 9 tetor kur e ka pyetur Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën”-shprehet mbrojtja e Safet Gjicit, njofton tch.

Sipas mbrojtës në datë 23 maj 2023 ka qenë takimi i parë mes Safet Gjicit dhe Alma Kacit, kohë në të cilën ata kanë kryer mardhënie seksuale.