Shqipëria të shtunën do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare por kalimtare.


Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash në mënyrë të izoluar në veri e lindje, përgjatë maleve.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7m/s

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/