Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka deklaruar se duke filluar nga 1 korriku do të rriten pagat e policëve.
Në fjalën e tij në ceremoninë e certifikimit të kursantëve që kanë përfunduar me sukses kursin e 18-të për “Patrullën e Përgjithshme”, ceremoninë e fillimit të studimeve të kursantëve të rinj në Kolegjin Profesional të Formimit Policor dhe të fillimit të kursit për “Specialist për Hetimin e Krimeve”, për studentët që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, Balla u shpreh se rritja e sigurisë në shkolla, goditja e shpërndarësve të lëndëve narkotike, goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje dhe vetë-pastrimi i policisë, mbetet synim kryesor.
“E sotmja është ditë e rëndësishme në përballjen për ta rinuar policinë e shtetit. Kapitull i ri në përpjekjet e Akademisë së Policisë për të shërbyer si gjenerator i ri energjie për strukturën e policisë së shtetit.
Synimi ynë të vendosim Policinë e shtetit në krye të institucioneve më të besueshme.
Rritja e sigurisë në shkolla, goditja e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe goditja e armëmbajtjes pa leje, synimi ynë”, tha Balla.
Ministri u shpreh se forca policore duhet të jetë inovatore për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer qytetarëve.
Ai bëri me dije se nga 1 korriku qeveria do përmbushë angazhimin për rritjen e pagave.
“Kemi nisur sot një rrugëtim të gjatë, por që do iu nderojë. Jemi në një fazë të rëndësishme të vetëpastrimit të policisë, për të pasur profesionistë dhe njerëz me integritet.
Forca jonë policore duhet të jetë inovatorë për të mbrojtur dhe shërbyer publikut.
Vetëpastrimit, investimet në teknologji, angazhimi i qeverisë për të mbështetur rritjen e pagave duke filluar nga 1 korriku janë hapa të rëndësishëm për të patur një shërbim policor të duhur për Shqipërinë, kampione e Ballkanit në shumë plane. Do vijojmë me zbatimin e programit për strehimin e punonjësve të policisë.
Nga nesër secili prej jush do i duhet të marrë vendime të vështira. Detyra e policimit është përgjegjësi, dhe do duhet ta zbatoni sipas parashikimeve të ligjit. Detyra do jetë shpeshherë sfiduese fizikisht dhe psikologjikisht.
Mos harroni se uniforma që mbani nuk përfaqëson vetëm organizatën e policisë, ajo është simbol i besimit që shteti dhe publiku ka vendosur te ju. Nga nesër secili prej jush përfaqëson Policinë e Shtetit”, u shpreh Balla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës