LAJMI I FUNDIT:

Gjenerata e ardhshme e MG3 do të prezantohet në Gjenevë

Gjenerata e ardhshme e MG3 do të prezantohet në Gjenevë

Së fundmi është publikuar imazhi i parë zyrtar i modelit të ri MG3 nga marka kineze SAIC.

MG3 i ri do të prezantohet më 26 shkurt të vitit 2024 në Panairin e Gjenevës, por tashmë janë publikuar disa pamje se si do të duket ai.

Modeli i ri do të përmbajë dy ekrane të mëdha, një ekran plotësisht për shoferin, dhe një me sistem info-argëtues.


Të dy duket se përdorin softuerin më të fundit të MG-së, i cili ndodhet edhe në modelet MG4 hatchback dhe MG5 tërësisht elektrik.

Detaje tjera që mund të dallohen janë ulëset, butonat për kontrollin e klimës, dhe ndërruesi i shpejtësive po i njëjti si në modelet MG4 dhe MG5.

Kur bëhet fjalë për detaje teknike, marka kineze po qëndron e heshtur. Por, ajo premton një “kombinim të efikasitetit, performancës, dhe aftësisë për të drejtuar me emetime zero të karbonit”.

Përveç prezantimit të MG3, Panairi Motor Show në Gjenevë do të përdoret edhe për të zbuluar performancën dhe fuqinë e serisë MG Cyberster. /Telegrafi/