LAJMI I FUNDIT:

Jahja Lluka kujton themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova

Jahja Lluka kujton themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova

Jahja Lluka ka kujtuar themelimin Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova.

Ai në një shkrim të tij ka treguar për ngjarjet që rrodhën e bënë që kjo shoqatë të krijohej.

Shkrimi i tij plotë:


Meqë Serbia kishte arritur që ta suprimojë autonominë e Kosovës, disa punëtor besnik shqipfolës të Lidhjes Socialiste të Komunës së Pejës dhe Kryesia e Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare, vazhduan t’i zbatojnë urdhrat e sundimtarëve sllavë. Ata fatzi morën iniciativë për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve e shesheve në qytetin e Pejës, duke i larguar emrat e Rilindësve tanë dhe duke i zëvendësuar me emra sllavë. Por, edhe kësaj radhe, sikurse edhe herë tjera, qytetarët pejanë, me kohë, organizuan protesta masovike, duke kundërshtuar aktin antikombëtar të argatëve fatzi, së pari në Bashkësinë lokale “Ramiz Sadiku” dhe shprehën indinjatën për ketë iniciativë dhe këto përpjekje të atyre shqipfolësve, të cilët ishin në shërbim të politikës sllave dhe verbërisht e besonin “vëllazërim-bashkimin”.

Tubimet protestuese dolën me kërkesa konkrete për Kuvendin Komunal, e që ishin kundër këtyre ndryshimeve absurde. Salla e Shtëpisë së Kulturës ishte e vogël për t’i zënë të gjithë protestuesit, kryetari i atëhershëm i Komunës propozoi qe takimi të mbahet pas dy ditësh në Palestrën e sporteve në Karagaç.

Pas dy ditësh Palestra e sporteve në Karagaç, u stërmbushur me qytetarë, të cilët prisnin që strukturat komunale t’i informojnë për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Komunal. Por, strukturat komunale nuk patën guximin të dalin para masës qytetare që t’i informojnë se vendimi nuk ishte ndryshuar.

Qytetarët filluan të reagojnë ashpër, sidomos ndaj ne organizatorëve të protestave. Ne edhe pse ishim në krye të protestuesve, u zumë në dilemë se mos turma e protestuesve po humbte durimin dhe situata të eskalonte, kurse policia serbe mund të reagonte dhe e gjitha kjo do të manifestohej me pasoja të rënda për qytetarët.
Me gjithë kërkesat tona, disa të rinj organizuan një demonstratë e cila për fat të mirë kaloi pa ndonjë epilog tragjik.

Më 14 shkurt qytetarët prapë u tubuan para Shtëpisë së kulturës “Ramiz Sadiku” dhe pas shumë diskutimeve, z. Reshat Nurboja, doli me iniciativën për themelimin e Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve te Shpërngulur nga Kosova. Ideja e tij u përkrah nga të gjithë qytetarët dhe u vendos të zgjidhet Kryesia e shoqatës me propozimet e drejtpërdrejta nga qytetarët. Me ketë rast, kryetar u zgjodh Reshat Nurboja, sekretar Zejnullah Luta dhe anëtarë të Kryesisë Ali Çeku, Rexhë Krasniqi, Gëzim Morina, Jahja Lluka, Mahir Muhaxheri, Muhedin Sylça, Hadi Doda, Sehit Luta e Bashkim Nikçi.

Pasi opinioni kosovar u njoftua për themelimin dhe konsolidimin e shoqatës, erdhi përkrahja nga të gjitha trojet shqiptare. Me ketë rast filloi një aktivitet i bujshëm për formimin e degëve të Shoqatës në të gjitha komunat e Kosovës… /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori