LAJMI I FUNDIT:

Pëllumbi i dyshuar për spiunazh u lirua pas tetë muajve nga policia indiane

Pëllumbi i dyshuar për spiunazh u lirua pas tetë muajve nga policia indiane

Një pëllumb i akuzuar si spiun kinez është liruar përsëri të fluturojë në natyrë.

Zogu u ndalua nga policia vitin e kaluar afër një porti në Mumbai.

Ai dukej i dyshimtë pasi këmbët i ishin lidhur me dy unaza që thuhet se përmbanin fjalë kineze.


Policia e vendit dyshoi se pëllumbi ishte i përfshirë në spiunazh dhe “e arrestoi”. Megjithatë, pas tetë muajsh robërie, doli se zogu ishte garues i ujërave të hapura të Tajvanit, por ishte arratisur për në Indi.

Pas këtij konfirmimi, policia e miratoi transferimin e tij në Shoqatën e Bombeit për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve.

Këto dyshime vijnë pasi shpesh përgjatë historisë e sidomos gjatë luftërave, pëllumbat janë përdorur për spiunazh.

Ndryshe, për shkaqe sigurie India më parë ka ndaluar mbajtjen e zogjve.