LAJMI I FUNDIT:

A keni menduar ndonjëherë se çfarë përfaqëson LEGO?

A keni menduar ndonjëherë se çfarë përfaqëson LEGO?

Kohët e fundit festuam Ditën Ndërkombëtare të tullave LEGO (28 janar), kështu që është një moment për të kujtuar, dhe për disa edhe për të zbuluar, kuptimin e vërtetë të emrit të pazakontë.

Nuk është sekret që tullat LEGO janë një nga lodrat më të njohura dhe patenta e parë u regjistrua në vitin 1958 nga marangozi danez, Godfred Kirk Christiansen.


Ky është Jeep-i i ndërtuar me 120 mijë copëza Lego, por ka një të metë
Lexo po ashtu Ky është Jeep-i i ndërtuar me 120 mijë copëza Lego, por ka një të metë

Duhet të theksohet se kompania LEGO u themelua nga babai i Godfred, Ole Kirk në vitin 1932, megjithëse besohet se djali luajti një rol kyç në zhvillimin e dizajnit të tullave të famshme.

Fillimisht, blloqet ishin prej druri (më vonë prej plastike), dhe emri LEGO u mor nga kombinimi i dy fjalëve daneze “Leg Godt”, që do të thotë “Luaj mirë”.

Besohet se Ole Kirk nuk e dinte që LEGO do të thotë “Unë bashkova” në latinisht, transmeton dailystar.

Prezantohet Ferrari Monza SP1 me përmasa reale – e tëra kjo është ndërtuar me Lego
Lexo po ashtu Prezantohet Ferrari Monza SP1 me përmasa reale – e tëra kjo është ndërtuar me Lego

Ai raportohet se mendoi edhe për emrin Legio (legione), por në fund vendosi një emër që simbolizon një lojë cilësore dhe përkushtim për zhvillimin e fëmijëve përmes argëtimit.

LEGO është një nga kompanitë më të mëdha evropiane dhe prodhuesi më i madh i lodrave në botë (sipas shitjeve). Që nga korriku i vitit 2015, janë prodhuar 600 miliardë kube. /Telegrafi/