LAJMI I FUNDIT:

Ky është Jeep-i i ndërtuar me 120 mijë copëza Lego, por ka një të metë

Ky është Jeep-i i ndërtuar me 120 mijë copëza Lego, por ka një të metë

Makinat Jeep njihen si automjete të forta, por vetëm kur janë prej metali. Mirëpo ato të bëra nga Lego? Jo aq shumë.

Një prej personave që mori pjesë në ndërtimin e një Lego Jeep mbresëlënës me 120 mijë copëza të vogla plastike, e zbuloi atë kur u përpoq të ulej brenda kësaj makine.


Makina u ndërtua nga një grup fansash i lojërave Lego nga Mbretëria e Bashkuar që njihen me emrin SLUG, ose Sheffield Lego Users Group.

Ndonëse në parim konstrukti duket bukur, fatkeqësia ndodh kur ndërtuesit vendosin të ulen në të. Dy prej tyre ulen pa problem në makinë, por në momentin kur ulet një i tretë makina prej copëzave Lego shpërbëhet në mënyrë spektakolare.

SLUG thotë se e kishte ndërtuar atë për ta ekzpozuar në një shfaqje Lego në Manchester, e cila përfundoi javën e kaluar. Sipas tyre, projekti kishte arritur qëllimin e saj, dhe ata tentuan të ulen në të vetëm pas shfaqjes. /Telegrafi/