LAJMI I FUNDIT:

Erblin Hoxha, fitues i “Fest Flakës 2024”

Erblin Hoxha, fitues i “Fest Flakës 2024”

Solisti nga Prizreni, Erblin Hoxha është fitues i Festivalit Muzikor “Fest Flaka”, pasi që mjeshtri të rrallë ka interpretuar këngën “Unë ty të kam dashtë”.

Çmimin e dytë e mori solisti gjilanas Artan Leka – “Çohuni djema”, derisa çmimin e tretë e fitoi Urata Gashi – “Baresha”. Në përzgjedhjen e më të mirëve të festivalit është angazhuar juria profesionale në përbërje: Lule Elezi, pianiste, Shpresa Gashi, soprano dhe Rreze Kryeziu – Breznica, muzikologe.

“Kënga për Rexhep Malën e Nuhi Berishën” e kënduar nga Xhentian Jetishi, e ka hapur Festivalin “Fest Flaka” që organizohet në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” e atë zyrtarisht e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili me këtë rast ka theksuar se përmes “Flakës së Janarit” nderohen heronjtë e rënë dhe se të frymëzuar me veprat e tyre në edicionin e 33-të po japim kontributin tonë si shoqëri për brezat që do t’i lëmë pas nesh.


“Gjilani si qytet është plot me histori, ka shumë dëshmorë dhe nga ky qytet u bë shumë sakrificë, ndërkohë që ky gërshetim i të kaluarës dhe kulturës bëhet edhe më me vlerë përmes artistëve, andaj më lejoni të falënderojë orkestrën e mrekullueshme dhe të gjithë solistët e artistët, që i japin vlerë festivalit e qytetit”, ka thënë kryetari Alban Hyseni.

Ekipi punues i Festivalit, Burim Azizi, aranzhues, drejtues artistik Flamur Bucaliu, skenografia – Fazli Berisha, menaxhere gjenerale Festivalit, Mediana Bislimi kanë bërë punë të mirë edhe falë Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri.

Në pjesën garuese janë paraqitur këta solistë: Jonit Ramadani – “Po shkon goca”, Teuta Statovci – “Kur më del në derë”, Arlind Demiri – “E kujtoj me mall”, Finesa Selimi – “Nënë moj”, Jon Kosumi – “Rrugët e mia”, Altina Halimi – “Një lule”, Berat Demiri – “Zbret shqiponja”, Artan Leka – “Çohuni djema”, “Florentina Abazi – “Mu njaty ke shtatë zymbyla”, Naser Beqiri – “Këndojnë pushkët nëpër kulla”, Urata Gashi – “Baresha”, Bled Ibrahimi, dhe Erblin Hoxha – “Unë ty moj të kam dashtë”. Në pjesën artistike janë paraqitur edhe Kori i Grave “Muzat” me këngën “Perëndeshë e bukurisë” nën dirigjimin e Albina Jakupit, Herolinda Bucaliu – Bajrami dhe Kori i Fëmijëve “E duam lumturinë” përcjellë nën dirigjim të Artan Jerliut dhe Murat Ismajli dhe Bekim Rexhepaj me klarinetë dhe vallja koreografike “Kolazh kosovar” me valltarët e AKV Gjilani të keorografit Qemajl Musliu.

Në këtë mbrëmje është shfaqur edhe një dokumentar për artistin e madh Nehat Ferati – Sneki, që ka ndërruar jetë muaj më parë.

“Flaka e Janarit 2024” vazhdon me Orën e Madhe Letrare dhe “Penën e Flakës”.

Në trend Magazina

Më shumë
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori