Një ndryshim i madh në VAR po vjen në Ligën Premier – gjyqtarët do t’i bëjnë me dije publikut vendimet që marrin
Gjyqtarët e Ligës Premier raportohet se do t’i bëjnë me dije tifozëve vendimet që marrin në VAR gjatë ndeshjeve, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.
Sipas Daily Mail, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka dhënë dritën e gjelbër për gjyqtarët që të japin shpjegime në ndeshjet e Ligës Premier, pas një prove të suksesshme në ndeshjet në Meksikë dhe Portugali.
Një vendim final tani do të merret pasi të takohet bordi gjeneral i Ligës Premier, takim ky i cili pritet të mbahet në qershor.
Në rast se edhe ata pajtohen, atëherë Liga Premier me shumë mundësi do të përfshijë një sistem të ngjashëm me atë që gjyqtarët që ndanë drejtësinë në Kupën e Botës për Femra 2023, ishin të pajisur me një mikrofon dhe shpjegonin vendimet e tyre në drejtim të publikut, pasi i shihnin imazhet e përsëritura.
Shefi i gjyqtarëve të Ligës Premier, Howard Webb, ka kërkuar më shumë transparencë që prej se iu bashkua këtij organi në 2022, por në mënyrë që një sistem i tillë të përfshihet, atëherë nevojitet aprovimi i ekipeve të mëdha.
E gjithë kjo është një pjesë e planit për të përmirësuar nivelin e referimit dhe vendimet që merren pas konsultimit me VAR-in. Raporti shton se nuk ka plane që të transmetohen bisedat mes gjyqtarëve në fushë dhe atyre në VAR, por audio do të jetë në dispozicion menjëherë pas ndeshjes.
Një ndër gjyqtarët e njohur Anthony Taylor, e përdori këtë sistem në 2023 në Kupën e Botës për Klube në Marok, dhe më pas kjo provë u zgjat edhe në Kupën e Botës për grupmoshat U20 dhe në Kupën e Botës për Femra vitin e kaluar./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Palmer barazon rekordin e madh të Lampardit, vetëm dy lojtarë kanë shënuar më shumë brenda një sezoni
A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag
Bruno Fernandes zbulonte të ardhmen, por intervista e tij ndërpritet nga Ten Hag
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho
A do të marrin anglezët një vendim historik? Këto janë argumentet për heqjen e VAR-it në Ligën Premier
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'