LAJMI I FUNDIT:

Granit Rugova emërohet anëtar i organizatës për qytete sportive “Aces Europe”

Granit Rugova emërohet anëtar i organizatës për qytete sportive “Aces Europe”

Granit Rugova ka bërë të ditur se është zgjedhur anëtar i organizatës “Aces Europe”.

Në këtë funksion, ish-basketbollisti ia doli të përzgjidhej pas fitimit të çmimit “Prishtina, Qytet Evropian i Sportit 2024”.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të bërë nga Rugova (pa ndërhyrje):


Pas fitimit të çmimit “Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024”, me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe përgjegjësie, kam kënaqësinë të ju njoftoj se tani jam bërë antëtar i ACES Europe, në kuadër të Parlamentit Evropian në Bruksel??.

Ky angazhim erdhi si një mundësi fantastike për të dhënë kontributin tim, duke shfrytëzuar njohuritë dhe përvojën që kam për të ndihmuar në arritjen e qëllimeve të ACES Europe.

Falënderoj sinqerisht të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe besuar, veçanërisht Presidentin z. Gian Francesco Lupattelli, Sekretarin e Përgjithshëm z. Hugo Alonso, Nënkryetarin z. Vincenzo Lupattelli dhe anëtarin e ACES Europe z. Berislav Čižmek.

Mezi pres të punoj në ndërtimin e marrëdhënieve të forta ndërkombëtare dhe të kontribuoj në zhvillimin e sportit në kuadër të këtij roli të rëndësishëm.

Prishtina, Qytet Evropian i SPORTIT. /Telegrafi/