LAJMI I FUNDIT:

KRU “Hidrodrini”: Afati për pagesën e borxheve deri më 5 shkurt – do të marrim masa ndaj konsumatorëve borxhlinj

KRU “Hidrodrini”: Afati për pagesën e borxheve deri më 5 shkurt –  do të marrim masa ndaj konsumatorëve borxhlinj

Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët e saj se afati për shlyerjen e borxheve do të jetë deri më 5 shkurt.

Në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të tyre në Facebook, KRU “Hidrodrini” ka theksuar se nëse nuk shlyhen borxhet atëherë do të aplikojnë masa ndaj atyre konsumatorëve.


“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, RIKUJTON DHE FTON konsumatorët shtëpiak, komerical dhe industrial, të zonës së saj të mbulueshmërisë, në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik që deri më datë 05 Shkurt 2024, të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara të ujit shpenzuar.

Në të kundërtën, pas kësaj date, KRU ‘Hidrodrini’ është i detyruar që në kuadër të obligimeve për arkëtimin e borxheve të akumuluara, të aplikojë masa të cilat do rezultojnë me: ç’kyçje individuale të konsumatorëve borxhlinjtë, dërgesë tek përmbaruesi dhe forma tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

KRU ‘Hidrodrini’, ka falënderuar konsumatorët e rregullt të cilët po kryejnë vazhdimisht obligimet financiare për shpenzimin e ujit nga ana e tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori