LAJMI I FUNDIT:

Ashpërsohet Kodi Penal në Shqipëri për marrëdhëniet seksuale me të mitur

Ashpërsohet Kodi Penal në Shqipëri për marrëdhëniet seksuale me të mitur

Rasti i kardiokirugut, Dervish Hasi, 42 vjeç i cili prej 2 vitesh ishte në një marrëdhënie intime me një vajzë vetëm 16-vjeçare, por dhe shumë raste të tjera, kanë nxjerrë në pah mangësinë që ka Kodi Penal aktual për të dënuar marrëdhëniet seksuale me të miturit.

Edhe pse ky shqetësim është kthyer më së shumti në vëmendje në javët e fundit për shkak të rasteve të bëra publike.

Tv Klan raporton se nisur nga evidencat e mëparshme Ministria e Drejtësisë e ka përfshirë ashpërsimin e kësaj vepre në ndryshimet e Kodit të ri Penal.


Në draft-propozimin e përfunduar në Nëntor të 2023, thuhet se mosha kur vepra penale e kryerjes së marrëdhënies seksuale me të mitur merr efekt do rritet me 2 vite, pra nga 14 në 16 vjeç.

Sa i takon marzhit të dënimit, drafti i ri propozon nga 5 deri në 10 vite burg.

Gjithashtu krahas këtij shqetësimi, në draftin e hedhur për diskutim propozohet kategorizimi i poligamisë si vepër penale.

Sipas dokumentit që televizioni në fjalë disponon për këtë fenomen është parashikuar nga dënim me gjobë deri në tri vite burg.

Ndryshimet e propozuara në këtë draft nga Ministria e Drejtësisë, ndonëse janë më shumë se kurrë të domosdoshme ende nuk janë hedhur për konsultim publik çka do i hapte kështu rrugë kalimit të tyre në Kuvend.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori