Të drejtat e punëtorëve në sektorin privat në shumicën e rasteve shkelen nga punëdhënësit. Punëtorët të pa mbrojtur mjaftueshëm nga shteti, mbeten më shumë në mëshirë të fatit. Por, jo të gjithë ngritin zërin, për mos pagesën e rregullt të pagës bazë, paraqitjen e tyre me gjysmë orari për t’iu dhënë gjysmë page dhe pagesë të ulët të kontributeve, megjithëse punojnë me orare të plotë, madje orët shtesë jashtë orarit nuk u paguhen në shumicën e rasteve, thonë sindikalistët. Nënkryetar i LSM për sektorin privat, Ivan Peshevski iu bën thirrje punëtorëve të denoncojnë rastet në gjitha organet kompetente.
“Për neve është e papranueshme që të punësuarit e paraqitur të marrin nën pagën minimale. Në atë nivel duhet të jenë shumë pak të punësuar sepse vetëm me pagesën e stazhit do duhet të jeni së paku gjysmë për qind më shumë se 20,175 denarë. Të gjitha format tjera të punësimit si kontratë në vepër për neve janë të jashtëligjshme dhe nuk duhet të praktikohen në të ardhmen nëse duam ti ruajmë punëtorët dhe ata të mbeten në shtet. Ata nuk janë të mbuluiar as me sigurim shëndetësor dhe kur të ketë lëndime në vendet e punës, nuk i paguhet aspak kontributet pensionale. Ata që punojnë gjysmë orari, 4 orë, duhet ta dijë se të gjitha të drejtat iu përgjysmohen si në kontribute shëndetësore-penasionale deri në K-15 dhe pushimin vjetor”, tha Ivan Peshevski, Nënkryetar i LSM për sektorin privat.
Nga Inspektorati shtetëror i punës thonë se do të veprojnë në kompetencat e tyre ligjore për procedimin e ankesave të pranuara nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Ata thonë se shkresa të shumta marrin drejtpërdrejtë edhe nga vetë punëtorët, pas së cilave inspektorët dalin në terren për të verifikuar rastet.
“Gjatë vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 10,534 shkresa të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, prej të cilave 64% ishin ankesa, 29% kundërvajtje dhe 7% kërkesa. Numri më i lartë i ankesave ishte lidhur me mos pagesën e rrogave, mëditjeve dhe shtesave në paga, gjithsej 3,822. Ankesa ishin për mos pagesë të regresit të pushimit vjetor, të njohur ndryshe si K-15, gjithsej 2,655 punëtorë, prej të cilëve dy kompani janë nga sektori publik dhe 41 kompani janë private. Për mos pagesë të orëve shtesë pas orarit të punës janë ankuar 1,188 punëtorë në sektorin privat”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
Njohësit e fushës thonë se firmat private duke keqpërdorur zbrazëtira ligjore dhe në bashkëpunim me juristët korporativ dhe kontabilistët e kompanive hartojnë strategji dashakeqe në dëm të punëtorëve. Sipas legjislaturës aktuale për marrëdhënie pune dhe akteve tjera nënligjore që rregullohen raportet punëdhënës dhe punëmarrës, gjobat janë më të ulëta sesa dhënia e parave shtesë të punëtorëve. Duke vepruar në interes vetanak, firmat vendosin që më mirë të paguajnë gjoba se sa të japin regresin e pagave. Inspektorati i punës nuk ka dorëzoi informacion se sa kompani janë gjobitur për këto lëshime!/Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës