Poezi nga: Guillaume Apollinaire*
Përktheu: Alfred Kola
Këputa kët’ degëz shqope
Mbaje mend vjeshtën që vdes
Më s’do shihemi kësaj bote
Aromë kohe degëz shqope
E mos harro se do të pres
* “Lamtumirë” është poezi nga përmbledhja “Alcools” e Apollinaireit, botuar në 1913. Është kuintil (pesëvargsh) i kompozuar në homazh të Viktor Hugoit dhe vajzës së tij Léopoldine. Poezia është kompozuar edhe për Annie Playdenin, me të cilën Apollinaire u dashurua marrëzisht në vitin 1901, por që e la në vitin 1913. Prandaj, bëhet fjalë për të kënduar elegjinë përballë dashurisë së vdekur. Poezia është e strukturuar në tetërrokëshe dhe nuk përmban shenja pikësimi, që është ndër projektet kryesore të Apollinaireit për të krijuar një formë të modernitetit poetik. Poezia fillon me “Këputa kët’ degëz shqope” dhe përfundon me “E mos harro se do të pres”. Poeti evokon vdekjen e vjeshtës dhe fundin e marrëdhënies së tyre. Ka një kufi midis qiellit dhe tokës, ku poeti e gjen veten të pranishëm mes dy botëve. Në këtë poezi, Apollinaire realizon projektin Baudelairian të ngritjes së poetit përtej botës, duke lidhur kështu botën e ndjeshme (degëzën e shqopës) dhe botën e të ndjerit, duke fiksuar të pashprehshmen (aromën e kohës) për përjetësi. – Alfred Kola.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Kur shqiptari u bë grek në Stamboll
Ka diçka që nuk duhet ta çosh dëm nga jeta ... është vetë jeta!
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit
NUK DI SI TA THEM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali