LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në Banjskë, analistët serbë: Serbia ende nuk ka bërë progres në hetime

Sulmi terrorist në Banjskë, analistët serbë: Serbia ende nuk ka bërë progres në hetime

Tash e katër muaj, prej kur ka ndodhur sulmi terrorist në Banjskë, autoritetet në Serbi ende nuk kanë bërë progres në hetimin e kësaj ngjarjeje. Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ende po e heton dëshminë e Radoiçiqit dhe po mbledh prova.

Organizimin e sulmit terrorist në Banjskë e mori ish-nënkryetari i Listës Serbe, i afërt me partinë në pushtet në Serbi, Milan Radoiçiq, i cili më vonë mohoi kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej.


Prokuroria në Serbi dyshon për tregti me armë dhe veprime kundër sigurisë së përgjithshme. Masa e vetme ndaj tij për momentin është që të mos largohet nga vendbanimi. I është konfiskuar pasaporta, ndërsa INTERPOL-i lëshoi një urdhër arresti për të dhe 19 persona të tjerë, raporton RTK.

“Kishin vetëm zolla, pushkë dhe raketahedhës”, Vuçiq mbron grupin terrorist të Radoiçiqit
Lexo po ashtu “Kishin vetëm zolla, pushkë dhe raketahedhës”, Vuçiq mbron grupin terrorist të Radoiçiqit

“Formalisht Serbia duhet ta ndjekë urdhrin e INTERPOL-it, por kemi edhe përjashtime në vende tjera evropiane. Mirëpo jam i sigurt se fillimi i procedurës në Serbi kundër tij është vetëm një çështje mashtrimi për ta mbrojtur atë nga çdo procedurë tjetër dhe jo për ta kryer një hetim real”, thotë Aleksandar Olenik, jurist.

Mund të thuhet se veprimi aktual i INTERPOL-it tregon për një mungesë besimi ndaj hetimeve në Beograd dhe pakënaqësi me atë që është bërë deri më tani ne rastin e Banjskës”, thotë Luka Jovanoviq nga Forumi për Siguri dhe Demokraci.

Beogradi zyrtar mohon përfshirjen në sulmin në Banjskë, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i kërkon Serbisë që të bashkëpunojë dhe t’i sjellë para drejtësisë personat përgjegjës.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori