LAJMI I FUNDIT:

Vranët dhe me shi

Vranët dhe me shi
Foto: Arkiv

Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta.

Lokalisht pritet të ketë reshje të pakta shiu, ndërkaq në zonat malore reshje të pakta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10 gradë Celsius.


Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h. /Telegrafi/