LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Skenderaj – policia nis hetimet

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Skenderaj – policia nis hetimet
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi në Skenderaj i është djegur shtëpia.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur premten rreth orës 23:30.

“Ankuesi kosovar ka lajmëruar se është duke iu djegur shtëpia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.


Si pasojë e zjarrit është djegur një paradhomë e shtëpisë së bashku me një garazhë në të cilën është djegur një traktor me disa vegla pune”, thuhet në raport.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/