LAJMI I FUNDIT:

Nëse punon në HR, nuk duhet ta humbisni eventin më të madh “PowerToHR”

Nëse punon në HR, nuk duhet ta humbisni eventin më të madh “PowerToHR”

Nëse doni të jeni në një hap me trendet e fushës së Burimeve Njerëzore dhe të avancohen në këtë fushë, asesi nuk duhet ta humbisni eventin më të madh në këtë fushë “PowerToHR”, i cili po organizohet për të dytin vit nga platforma #1 e punësimit në vend, KosovaJob.

Ky organizim që do të mbahet më 22 shkurt në Klan Arena do të sjell në Kosovë emrat më të spikatur të fushës së BNj nga platforma që po e sfidojnë mënyrën se si ne funksionojmë. Ky samit do të karakterizohet nga tre folës kryesorë dhe panelistë që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Bosnia dhe Evropa për ta përmbledhur temën e punësimit dhe trendëve nga perspektiva të vendeve të ndryshme. Tema e liberalizimit të vizave dhe ndikimi në tregun e punës do të shoshitet në çdo aspekt. “Si të ndryshojmë me ndryshimin?” është pyetja që do të marrë përgjigje nga shumë perspektiva.

Katrina Collier – influencja që na mëson se si ta përmirësojmë rekrutimin

E ftuar si folëse kryesore është Katrina Collier – autore e njohur dhe influencere në fushën e Burimeve Njerëzore. Ajo e ka për mision ta përmirësojë rekrutimin në çdo aspekt. Për ata që kanë dashur ta studiojnë fushën e BNj në një nivel tjetër, patjetër që kanë dëgjuar për të, për të tjerët ky është momenti ideal për të mësuar nga ajo. “Çelësi për Fuqizimin e Rekrutimit” është tema që do ta shpalosë në “PowerToHR 2”, apo thënë më thjeshtë do të na mësojë se si ta përmirësojmë rekrutimin brenda kompanive. Katrina është autore e librit “The Robot-Proof Recruiter” dhe shpesh paraqitet si folëse në konferenca dhe ngjarje që lidhen me HR dhe rekrutimin. Ajo është paraqitur në disa botime të Forbes, SHRM dhe është prezentuar në BBC Neës. Rezervo biletën tënde deri më 22 janar dhe ju mund ta merrni librin e njohur të saj!

E ftuar në këtë edicion është edhe Maud Durand – Menaxhere në kompaninë Meta (Facebook). Ajo është Menaxhere e Ndryshimit dhe Mësimit Global në Meta (Facebook) duke krijuar një përvojë vërtet globale. Udhëtimi i saj i mëhershëm në mësim dhe zhvillim ishte i fokusuar si Partnere Rekrutimin për LinkedIn dhe Facebok. Në të dy kompanitë, ajo ka përjetuar mundësinë unike për të qenë pionere në hartimin dhe zbatimin e modeleve strategjike të burimeve në rajonin EMEA.

Në Kosovë përgjatë shkurtit do të vijë edhe Oana Iordachescu në Booking.com. Me mbi 15 vjet përvojë në përvetësimin e talenteve të teknologjisë dhe strategjitë DEI (Diversiteti, Barazia dhe Përfshirja), Oana është një lidere në projektimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të personalizuara që ndërtojnë biznese të qëndrueshme dhe vende pune gjithëpërfshirëse. Ajo ka bashkëpunuar me CTO dhe COO globale për të ofruar strategji të rritjes së talenteve në Evropë dhe Azi, duke punuar me kompani të tilla si Meta, Booking.com, Criteo dhe Wayfair, dhe duke krijuar faqe të reja qendrore teknologjike nga e para.

“PowerToHR – një mundësi idelae për t’u rrjetëzuar

“PowerToHR”, pas një edicioni të suksesshëm vitin 2023 me 350 pjesëmarrës, do të realizohet në një koncept të ri të organizimit me një skenë më ndryshe e aktivitete argëtuese duke synuar edhe këtë vit të mbledhë të gjithë profesionistët e fushës së Burimeve Njerëzore në një vend.

Ky event u mundësojnë profesionistë të fushës së BNj të takohen në një vend, të shkëmbejnë eksperiencat e tyre dhe të mësojnë nga profesioistët më të zotë të kësaj fushe. Të rinjtë që marrin pjesë kanë mundësi të zgjerojnë rrethin e tyre të profesionistëve dhe të shkëmbejnë kontakte. “PowerToHR” përveç takimit me profesionistë përfshin edhe shumë aktivitete argëtuese të cilat fillojnë që nga skena e deri te pauzat dhe pas konferencës.

Për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi të paharruar ditor, ju mund ta bleni biletën tuaj direkt në linkun. : www.PowerToHR.com

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kënaquni me produktet polake BezGluten: Partneri juaj i besuar për të jetuar pa gluten

Kosmonte Foods
Kalo në kategori