LAJMI I FUNDIT:

Skandali seksual i mjekut me tri gra në Tiranë, Gurra: Nuk është rasti i parë i poligamisë, janë grup pseudoislam

Skandali seksual i mjekut me tri gra në Tiranë, Gurra: Nuk është rasti i parë i poligamisë, janë grup pseudoislam

Skandali seksual i mjekut Dervish Hasi tronditi dje opinionin publik në Shqipëri. 42-vjeçari me profesion kardiokirurg, prej dy vitesh kryente marrëdhënie me një 16-vjeçare dhe tri gratë e tjera të tijat, me të cilat ishte i martuar.

Prindërit e vajzës kanë qenë në dijeni të këtij skandali, madje ata me dëshirën e tyre ja kishin dhënë vajzën mjekut, me pretendimin se ai do të martohej me të, dhe se ajo do të ishte gruaja e tij e katërt.


Mësohet se 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të 4 personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit i poligamisë në Shqipëri.

Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, detaje tronditëse pas arrestimit të 42-vjeçari kirurg dhe besimtar
Lexo po ashtu Shfrytëzonte të miturën për prostitucion, detaje tronditëse pas arrestimit të 42-vjeçari kirurg dhe besimtar

“Ky nuk është rasti i parë, dhe kam frikë se nuk do të jetë rasti i fundit. Dëshiroj ti bëj një apel policisë së shtetit dhe sidomos shërbimeve, para disa muajve kemi bërë një thirrje për disa grupacione që po veprojnë së fundi në Shqipëri dhe në Kosovë që janë shumë të hapur në raportet e martesave poligame. Për fatin e keq janë derivat, janë pseudoislam, është një realitet i dhimbshëm dhe i frikshëm. Kanë operuar edhe në Itali”, tregoi ish-myftiu.

Ai tregoi se ka hoxhallarë në Shqipëri që kurorëzojnë martesa poligame në xhami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori