LAJMI I FUNDIT:

Kryesindikalisti i minatorëve të Trepçës: Në mungesë të kushteve, minatorët po i bartin pasojat

Kryesindikalisti i minatorëve të Trepçës: Në mungesë të kushteve, minatorët po i bartin pasojat
Foto ilustrim

Kryesindikalisti i minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi ka thënë se 11 minatorët që u lënduan nga acidi sulfurik të mërkurën në minierën e Trepçës janë liruar nga Spitali i Mitrovicës, ndërsa dy janë ende duke u trajtuar për shkak të lëndimeve më serioze në sy, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Januzi ka thënë se incidenti i djeshëm ka ndodhur gjatë transportimit të acidit që shërben për pastrimin e gypave, ku si pasojë 13 minatorëve u ka rënë acidi sulfurik.


“Ka qenë një aksident gjatë transportimit të acidit që shërben për pastrimin e gypave, ku është derdhur acidi sulfurik dhe kanë marrë lëndime 13 minatorë, ku dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Të tjerët që janë liruar kanë probleme me frymëmarrje, ndërkaq këta dy kanë lëndime më të rënda në sy, shpresojmë të tejkalojnë këtë dhe të i kthehen normalitetit”, ka thënë Januzi, për Radio Dukagjinin.

Ndërmarrja Trepça jep detaje për incidentin ku u lënduan 12 minatorë
Lexo po ashtu Ndërmarrja Trepça jep detaje për incidentin ku u lënduan 12 minatorë

Ai ka thënë se për shkak të mungesës së kushteve në minierë, minatorët po i bartin pastaj pasojat.

“Zëri jonë po heshtet, kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kushteve elementare, për të cilat pasojat po i vuajnë minatorët”, ka vijuar ai.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve relevante që të mos vizitojnë minatorët vetëm në momente kritike, por të reflektojnë dhe të investojnë në minierën e Trepçës.

Ndryshe, dje rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik, dhe si pasojë janë lënduar 13 minatorë. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori