LAJMI I FUNDIT:

Hapet konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në URMV

Hapet konkurs për pranimin e 300 ushtarëve të rinj në URMV

Ministria e Mbrojtjes shpalli sot Shpalljen e re Publike për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në shërbim të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Afati i regjistrimit është 7 ditë, duke përfshirë ditën e publikimit të Shpalljes Publike. Të rinjtë të cilët janë të interesuar të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç deri në ditën në përfundimi i shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë.

Paga e ushtarëve profesionistë do të jetë mbi 31.000,00 denarë, me mbi 10.000,00 denarë shtesë për sigurim të banimit.


Në procedurën e përzgjedhjes, ekzaminimi i aftësisë fizike dhe shëndetësore të kandidatëve për ushtarë profesionistë që shërbejnë në Ushtri do të kryhet nga komisione të posaçme të ngritura nga Ministri i Mbrojtjes.

Kandidatët të cilët paraprakisht kanë aplikuar për shpalljen publike për pranimin e ushtarëve profesionistë dhe kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e procedurës dhe nuk janë pranuar për shërbim në ushtri, nëse nuk kanë kaluar më shumë se nëntë muaj nga kontrollet e fundit, d.m.th. kandidatët, nuk i nënshtrohen kontrollit të gjendjes fizike dhe ekzaminimeve shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori