LAJMI I FUNDIT:

Stuhia e fuqishme godet SHBA-në, shkuma e detit mbulon pothuajse çdo rrugë të qytetit

Stuhia e fuqishme godet SHBA-në, shkuma e detit mbulon pothuajse çdo rrugë të qytetit

Një stuhi e madhe që goditi SHBA-në javën e kaluar la pas një pamje të pazakontë.

Bëhet fjalë për shkumën e detit që mbuloi pothuajse të gjithë plazhin Hampton, një vendpushim popullor bregdetar në Neë Hampshire.


Stuhitë janë mjaft të zakonshme në bregun verilindor të SHBA-së, por banorët mbetën ende të befasuar nga kjo sasi e shkumës së detit.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin rrugët e mbuluara nga shkuma dhe veturat që mezi arrinin të kalonin nga kjo shkumë.

Videot e këtyre skenave janë bërë virale në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale. /Telegrafi/