Diaspora kërkon shtyrjen e afatit për lëshimin e pasaportave të reja në Maqedoni
![Diaspora kërkon shtyrjen e afatit për lëshimin e pasaportave të reja në Maqedoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/pasaporta-mk-780x439.jpg)
Diaspora nuk ka kohë të ndërrojë dokumentet personale në shkurt dhe nuk e di se si do të hyjnë në Maqedoni me dokumente të skaduara. Ata thonë se ndryshimi i dokumentacionit është një proces i gjatë dhe i mundimshëm që zgjat edhe pas një viti, ndërsa në letrën e hapur drejtuar Spasovskit theksojnë se nëse dokumentet e tyre nuk janë të vlefshme, nuk do të mund të vijnë as për të votuar në zgjedhje.
“Qytetarëve të Maqedonisë në diasporë zakonisht u duhet një vit, nëse jo më shumë, për të marrë dokumente të reja udhëtimi. Organizata jonë investoi shumë kohë dhe përpjekje duke punuar me misionet konsullore për të ndihmuar mijëra qytetarë të Maqedononisë të marrin shtetësi dhe dokumente të reja udhëtimi. Vendosja e datave arbitrare, si kjo në shkurt, është një politikë shumë e dëmshme. Ka më shumë se gjasa që shumë shtetas të Maqedonisë në diasporë të mos mund të rinovojnë pasaportat e tyre brenda kësaj periudhe, gjë që do të pengojë hyrjen e tyre në Republikën e Maqedonisë”, theksojnë ata në letër.
Ata duan të zgjasin vlefshmërinë e dokumenteve pas 12 shkurtit, të futen shërbime online për rinovimin e dokumenteve me verifikim të fytyrës dhe gjurmëve të gishtave, si dhe të punësojnë staf profesional në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e Maqedonisë.
Të shqetësuar se si do të votojnë në zgjedhje, ata kërkojnë nga Spasovski që të vendosë masa të posaçme votimi për diasporën, e cila do t’u mundësojë atyre që të marrin pjesë në zgjedhje edhe pse u skadojnë dokumentet.
Mirëpo, MPB-ja thotë se si më parë, çdo qytetar i Maqedonisë mund të hyjë në vend edhe nëse i kanë skaduar dokumentet dhe t’i rinovojë ato këtu.
Ministri Osmani mbrëmë është takuar me ambasadoren greke ku është biseduar edhe për pasaportat, gjegjësisht nëse mund të shtyhet afati, duke qenë se sipas Marrëveshjes së Prespës përfundon më 12 shkurt dhe epilogu i bisedës ishte një marrëveshje për më shumë koordinimi. Kryeministri tha se kartat e identitetit do të jenë të vlefshme edhe pas afatit, ndërsa për pasaportat ende po diskutohet.
OBRM-PDUKM javën e ardhshme do të dorëzojë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vazhdimin e masës së përkohshme, ndërkohë që sot në RTVM dhe Beko qindra qytetarë prisnin të merrnin dokumentet e tyre personale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/shqiperia-380x233.png)
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve
![Në Suedi, ku numri i rasteve te vdekjeve nga duhani është ulur në mënyrë drastike, nikotina nuk është armik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Nikotin-380x233.png)
Në Suedi, ku numri i rasteve te vdekjeve nga duhani është ulur në mënyrë drastike, nikotina nuk është armik
![Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/nafta-380x233.jpg)
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ragmi-380x233.jpg)
Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa
![“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/2019-08-07-380x233.jpg)
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës
![Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona - konfiskon armë dhe municion](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/policia_logo22-380x233.jpg)
Të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve familjare, policia arreston 13 persona - konfiskon armë dhe municion
![Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Tome-Gashi-380x233.png)
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë
![Grubi-Ademi: Kallëzimi penal ndaj Kreshnik Bekteshit është përndjekje politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/artan-grubi-new-380x233.jpg)
Grubi-Ademi: Kallëzimi penal ndaj Kreshnik Bekteshit është përndjekje politike
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/beskallakuu-380x233.jpg)
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
![Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kosova-1-380x233.png)
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
![Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/distria-krasniqi-1212-380x233.jpg)
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
![Yamal po shndërrohet në një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-5-380x233.png)
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
![Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/millionaires-stock-gty-aa-191022_hpMain-380x233.jpg)
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?