LAJMI I FUNDIT:

Kompani të përpunimit të drurit nga Kosova marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit “SWISS BAU 2024” në Basel të Zvicrës

Kompani të përpunimit të drurit nga Kosova marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit “SWISS BAU 2024” në Basel të Zvicrës

Dymbëdhjetë kompani të përpunimit të drurit do të përfaqësojnë një linjë të gjerë të produkteve dhe dizajneve të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar të ndërtimit SWISS BAU 2024.

Kompanitë e Kosovës, që marrin pjesë në panair janë: ALBED , ANSEL, ELNOR FURNITURE, EMSA, HOTI EXCLUZIVE, LESNA, LINE GROUP me kompanitë e saj NERO HOME dhe FASAL, MAXX QERAMIKA, PROMOBI L.L.C dhe VATER 1954. Këto kompani  kanë kompozuar një linjë impresionuese të produkteve që do të ekspozohen në pavijonin e Kosovës për bizneset dhe klientët e interesuar në Zvicër dhe me gjëra. Këto produkte varirojnë nga dyert dhe dritaret, tek kuzhinat dhe mobilet për dhoma gjumi, tavolina dhe karriga, mobile për banjo, dyer ndarëse, rafte dhe produkte të tjera për ambiente të hapura.


Pjesëmarrja e kompanive të Kosovës në Panairin Ndërkombëtar SWISS BAU 2024 është fascilituar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), për herë të parë në vitin 2010. Kurse qysh nga viti 2012 SHPDK ka organizuar në vazhdimesi grupet për ekspozim në këtë panair.

“Anëtarët tanë e shohin Zvicrën si një treg shumë tërheqës dhe fitimprurës për produktet e tyre”, thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e SHPDK-së.

“Pjesëmarrja jonë në këtë panair është një mundësi shumë e madhe për kompanitë individuale dhe për të gjithë industrinë e drurit të Kosovës që të zgjerojnë tregun e tyre në Zvicër dhe shtetet tjera dhe të rrisin shitjet. Pjesëmarrja e prodhuesve kosovarë në panairet ndërkombëtare të kësaj shkalle dhe rëndësie gjithmonë ka rezultuar me histori të suksesit. Përfaqësimi i shkëlqyer i kompanive tona dëshmon cilësinë dhe inovacionin e produkteve qe prodhohen ne Kosove. Jemi të gatshëm të ndajmë ekspertizën tonë dhe të krijojmë lidhje të reja të biznesit. Pas kësaj eksperience të suksesshme, shpresojmë që do të rezultojë me shumë mundësi të reja bashkëpunimi dhe kontrata, të cilat do të forcojnë pozicionin tonë në tregjet ndërkombëtare. Kjo do të rezultojë në një rritje të eksportit, duke kontribuar në zhvillimin e industrisë dhe rritjen e imazhit të Kosovës si një shtet inovativ dhe konkurrues”. thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës.

SHPDK, në bashkëpunim me MINT agjensionin KIESA dhe me mbështetjen e GIZ Kosova dhe PPSE, mundësuan realizimin e këtij aktiviteti që është pjesëmarrja e 12 kompanive prodhuese nga Kosova në panairin më të rëndësishëm në sektorin e ndërtimit, Swiss Bau 2024 që mbahet në Basel të Zvicrës nga datat 16-19 janar 2024.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Sekreti i Grupit BALFIN për gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve!

Sekreti i Grupit BALFIN për gjetjen, zhvillimin dhe mbajtjen e talenteve!

Ekonomi
RIT Kosova (A.U.K) feston 20 vjetorin e themelimit, fondet e mbledhura u mundësojnë studentëve edukim amerikan në RIT Kosova (A.U.K)

RIT Kosova (A.U.K) feston 20 vjetorin e themelimit, fondet e mbledhura u mundësojnë studentëve edukim amerikan në RIT Kosova (A.U.K)

RIT Kosovo
Meka Halal Food – Shija fituese e Kampionatit Evropian!

Meka Halal Food – Shija fituese e Kampionatit Evropian!

MEKA HALAL FOOD
Zgjedhja e preferuar për teknologji të avancuar: Midea tani në AZTECH

Zgjedhja e preferuar për teknologji të avancuar: Midea tani në AZTECH

AZTECH Electronics
Jeni intolenatë ndaj laktozës por doni akullore? Këto janë brendet pa laktozë

Jeni intolenatë ndaj laktozës por doni akullore? Këto janë brendet pa laktozë

Oaza Company
Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren

Bëhu banor i kompleksit elitar - Grand Residence Prizren

Grand Residence Prizren
Kalo në kategori