Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kërkoi sot 4 vjet e gjysmë burgim, dhe 5 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike, për ish kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjici.
Ai u arrestua qershorin e vitit të kaluar, një javë pasi në rrjetet sociale u publikua një video në të cilën ai shfaqej në zyrën e tij, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua, Alma Kaçin. Kjo e fundit po ashtu përfundoi në arrest shtëpie. Për të Prokuroria kërkoi sot 3 vite burgim.
Që të dy, do të përfitojnë uljen me një të tretën të dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Mbi ta rëndon akuza e korrupsionit, e cila nuk është pranuar prej tyre.
Hetimet u mbyllën ne fund të nëntorit të kaluar. Sipas Prokurorisë, zonja Kaçi, është personi që i ka ofruar përfitime në formën e favorit seksual kryebashkiakut, i cili më pas i ka premtuar dhe ka pranuar ta ndihmojë, me projektin e saj të mbrojtjes së qenve dhe ta paraqiste më tej në mbledhje të Këshillit Bashkiak të Kukësit.
Avokatët kërkuan 10 ditë kohë për të përgatitur argumentet e tyre të mbrojtjes. Pas paraqitjes së tyre i takon gjykatës të shprehet me vendim.
Ngjarja mori një vëmendje të lartë. Zoti Gjici, i sapo rizgjedhur, dha dorëheqjen nga posti, ditën që u publikua video. Po në të njëjtën ditë, Qeveria njoftoi shkarkimin e tij nga detyra, por për arsye që nuk morën ndonjëherë shpjegim, vendimi u botua në Fletoren zyrtare duke marrë kështu fuqi ligjore, vetëm pas 10 ditësh.
Ish kryebashkiaku u shpreh në deklaratën e tij të dorëheqjes, se “prej disa kohësh kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”, duke pretenduar nga ana tjetër, se kishte rënë pre e një kurthi të organizuar nga kundërshtarët e tij politik. Deri më tani mbeten të paqarta motivet e publikimit të videos, e cila u realizua nga vetë Kaçi.
Gjatë vitit të kaluar, të paktën 7 kryebashkiakë apo ish kryetarë socialist të bashkive, socialist u hetuan, shkuan për gjykim ose u dënuan. Për disa të tjerë, ka patur po ashtu kallëzime për të cilat vijojnë verifikimet./VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova