LAJMI I FUNDIT:

Sallahu: Kemi ndarë një banesë të konfiskuar për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Sallahu: Kemi ndarë një banesë të konfiskuar për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar të premten se kanë ndarë një banesë të konfiskuar për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sallahu ka thënë se pasuritë e konfiskuara po iu kthehen interesit publik dhe shoqëror.

“Sot, kemi ndarë një banesë të konfiskuar për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës të cilët tashmë mund t’i përmbushin detyrat e tyre ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi”, ka shkruar ai në Facebook.


Sallahu më tej është shprehur i lumtur që pasuria e paligjshme e konfiskuar me vendim gjyqësor po përdoret për përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

“Kjo është njëra ndër format e ekzekutimit të kritereve të konceptit të drejtësisë. Prandaj, jemi të fokusuar që shtimi dhe shpërndarja e pasurive të paligjshme të rritet pasi të fillojë të zbatohet Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze

Lajme
Kalo në kategori