Mediat greke kanë publikuar letrën që 41-vjeçarja shqiptarja, Xhorxhia Murati, i dërgoi kohë më parë bashkëshortit që e ekzekutoi brutalisht natën e ndërrimit të viteve.
Bëhet fjalë për një letër të shkruar me dorë nga viktima në momentin që ajo mësoi se ishte shtatzënë.
Letra u dorëzua në televizionin grek nga vetë bashkëshorti i 41-vjeçares një javë më parë, atëherë kur nuk ishte provuar ende se ai ishte autori i krimit.
Me dhënien e letrës në emisionin “Të vërtetat me Zinën”, 39-vjeçari grek tentoi të devijonte hetimet në lidhje me atë që kishte ndodhur.
Në letër viktima i shpreh dashurinë bashkëshortit, por që flet dhe për një ndarje të mundshme pas situatës së krijuar mes tyre. Marrëdhënia mes tyre në letër është e paqartë dhe nuk kuptohet se çfarë ka ndodhur.
Letra që 41-vjeçarja Xhorxhia dyshohet se i ka dërguar partnerit të saj:
“Dashuria ime…
Po vendos parfumin dhe po largohem…
Në momentin që do të kthehesh, nuk do të jem këtu, as nuk do të vij pas punës…
Kaq shumë kanë ndodhur këto ditë sa është e padrejtë të mos kesh pak më shumë kohë…
A e dini çfarë kënge po dëgjoj tani? “Drita!”
Unë luftoj çdo ditë me demonët dhe përpiqem t’i dëboj ata, që të mos ju lodh, të mos ju fryj, të mos ju përzë.
Faleminderit për gjithçka që bëni për mua, për gjithçka që jeni për mua, për gjithçka që jam me ju dhe për shumë e shumë të tjera.
Unë të dua”- thuhet në letër.
41-vjeçarja kishte një vajzë 13-vjeçare dhe ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.
Që në momentin e parë partneri i saj u përpoq të largonte çdo dyshim duke pretenduar se 41-vjeçarja i kishte lënë një mesazh para se ajo të zhdukej. Madje, ai vetë ka pohuar se ka bashkëpunuar me hetimet e autoriteteve dhe në çdo rast ka theksuar se nuk ka pasur asnjë përfshirje në këtë rast.
Sipas mediave greke, 41-vjeçarja u zu në pritë kur ajo hyri në shtëpinë e parnerit, i cili së bashku me një shok, e lidhën e ekzekutuan dhe e fshehën trupin në një valixhe jashtë zonave të banuara.
Mister mbeten motivet e krimit të rëndë, pasi bashkëshorti dhe shoku i tij kanë mohuar që kishin qëllim ta vrisnin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë