LAJMI I FUNDIT:

Roboti i parë që identifikon gropat së shpejti pritet të testohet në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar

Roboti i parë që identifikon gropat së shpejti pritet të testohet në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar

Një robot autonom i krijuar për të identifikuar gropat duke përdorur Inteligjencën Artificiale (Al), pritet të testohet në rrugët aktuale për herë të parë.

Roboti i quajtur ARES (Autonomus Road Repair System), ka aftësi të identifikojë gropat dhe çarjet në rrugë, dhe t’i rregullojë ato përkohësisht në mënyrë që mos të përkeqësohen për shkak të neglizhencës së një shteti.

Nëse do të ketë sukses, ARES pritet të kursejë kohë dhe para, me një teknologji që do të radhitë Britaninë e Madhe si një ndër vendet me rrjetin më të mirë rrugor.


Roboti i zhvilluar nga kompania teknologjike Robotiz3d në partneritet me akademikë të Universitetit të Liverpool-it dhe inxhinierë të shumtë, së shpejti pritet të bredhë rrugëve të Hertfordshire për testim.

Ky zbulim vjen në një kohë kur Britania e Madhe është mjaft e ngarkuar me gropa për shkak të trafikut të dendur dhe klimës së ftohtë gjatë muajve të dimrit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk premton se do të konkurrojë me Nvidia – nëse do ta bëjë, pritet të shihet

Musk premton se do të konkurrojë me Nvidia – nëse do ta bëjë, pritet të shihet

Teknologji
Apple ul çmimet e iPhone në këtë treg për herë të parë

Apple ul çmimet e iPhone në këtë treg për herë të parë

Teknologji
Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare

Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare

Lojëra
WhatsApp së shpejti do t'ua mundësojë të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme, falë funksionit Live Translate

WhatsApp së shpejti do t'ua mundësojë të flisni me njerëz të tjerë në gjuhë të ndryshme, falë funksionit Live Translate

Teknologji
Një ish-punonjëse e TikTok paditi kompaninë për shkaktimin e traumës psikologjike

Një ish-punonjëse e TikTok paditi kompaninë për shkaktimin e traumës psikologjike

Kolapsi botëror në internet - çfarë pune kryen në rrafshin global firma CrowdStrike?

Kolapsi botëror në internet - çfarë pune kryen në rrafshin global firma CrowdStrike?

Teknologji
Kalo në kategori