LAJMI I FUNDIT:

Me këngë nacionalisto-fashiste dhe mbështetës të Putinit, Republika Serbe shënon festën antikushtetuese

Me këngë nacionalisto-fashiste dhe mbështetës të Putinit, Republika Serbe shënon festën antikushtetuese

Republika Serbe e Bosnja-Hercegovinës ishte edhe një herë në fokus të publikut për shkak të festimit të “Ditës së RS”-së antikushtetuese, një festë që tashmë është shpallur tre herë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës.

E ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar te ky “manifestim” i përvitshëm, autoritetet e subjekteve vendosin të shpërfillin vendimet ligjore, duke e vendosur veten mbi ligjin.

Perëndimi dënon festën antikushtetuese në Republikën Serbe
Lexo po ashtu Perëndimi dënon festën antikushtetuese në Republikën Serbe

Parada e mbrëmjes së sotme në Banja Luka ishte plot me shumë detaje të diskutueshme, nga këngët nacionaliste e deri te simbolet fashiste, raporton klix.ba.


Parada nëpër rrugët e Banja Lukës, e cila zhvillohet çdo vit më 9 janar, mbledh një gamë të larmishme pjesëmarrësish, duke përfshirë përfaqësues të Policisë së RS, shërbimet publike të njësive, anëtarë të çmobilizuar të Ushtrisë së RS, studentë, por edhe anëtarë të dega e grupit rus të motoçiklistëve, “Ujqërit e natës” në RS, i cili njihet për mbështetjen ndaj presidentit rus, Vladimir Putinit.

Pavarësisht se ky manifestim zhvillohet nën mbikëqyrjen e kujdesshme të Prokurorisë së Bosnjës, me dënimin e qartë të Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në BeH, autoritetet e entitetit refuzojnë të heqin dorë nga festimi i festës antikushtetuese.

Në mesin e qytetarëve të mbledhur dallohen flamujt serb dhe rus, si dhe simbole të tjera kombëtare, ndërsa siç shihet nuk mungojnë as ikonografia çetnike. E pazëvendësueshme ishte kënga kontroverse “Veseli se srpski rode” (Lumturohu populli serb).

Polemika kryesore qëndron në faktin se Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës e ka shpallur tashmë Ditën e RS-së si antikushtetuese tre herë. Ky vendim nuk është vetëm ligjërisht i detyrueshëm, por përfaqëson edhe një parim themelor të shtetit ligjor në vend.

Dodik: Serbët e Bosnjës janë 'të integruar mendërisht' në Serbi – do të tërhiqemi nga ushtria, policia,...
Lexo po ashtu Dodik: Serbët e Bosnjës janë 'të integruar mendërisht' në Serbi – do të tërhiqemi nga ushtria, policia,...

Mosbindja ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH, siç thekson kuadri ligjor, konsiderohet vepër penale, për të cilën parashikohet dënim me burg deri në pesë vjet.

Hera e fundit që Gjykata Kushtetuese mori një vendim për këtë çështje ishte më 29 mars të vitit 2019, kur kundërshtoi Ligjin për Ditën e RS, i cili u miratua nga Asambleja Kombëtare e entitetit në vitin 2016.

Edhe pse dispozita ligjore që caktoi 9 janarin si Ditën e RS-së u anulua më pas, autoritetet e njësisë, për fat të keq, vendosin të shpërfillin vendimin e gjykatës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Grevë e përgjithshme në Serbi, Vuçiq themelon një lëvizje të re

Serbia

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Kalo në kategori