LAJMI I FUNDIT:

Windows po ndërpret funksionimin e aplikacionit WordPad që është përdorur për 30 vjet

Windows po ndërpret funksionimin e aplikacionit WordPad që është përdorur për 30 vjet

Microsoft ka vendosur të ndërpresë funksionimin e aplikacionit që ka qenë pjesë e paketës bazë që nga viti 1995.

Bëhet fjalë për WordPad, i cili jo vetëm që do të hiqet nga versionet e reja të Windows 11, por as nuk do të mund të instalohet, transmeton Telegrafi.


“Duke filluar me këtë version, aplikacionet WordPad dhe People nuk do të instalohen më. Në një version të ardhshëm, WordPad do të hiqet gjatë një përditësimi. WordPad nuk mund të riinstalohet, është një veçori e vjetëruar e Windows”, tha kompania amerikan në një blog kushtuar versionit Windows 11 Insider Preview Build 26020.

Lajmi i mirë për fansat e WordPad është se aplikacioni nuk është hequr ende nga versioni stabil i Windows 11, pasi ndryshimet e reja u zbatuan fillimisht në versionet beta.

WordPad ishte pasardhësi i Microsoft Write dhe fillimisht u pozicionua në dy aspekte kryesore: një redaktues teksti me disa funksione Word dhe një version më të avancuar të Notepad. Megjithëse WordPad do të ndërpritet në Windows 11, Notepad duket të jetë i sigurt për momentin.

Kompania me seli në Redmond duket se e ka planifikuar këtë lëvizje prej kohësh, pasi WordPad është klasifikuar si “i vjetëruar” që nga shtatori 2023. Ata tani rekomandojnë përdorimin e alternativave të tjera për WordPad, të tilla si Word dhe Notepad. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Më shumë foto që shfaqin dallimet midis iPhone 15 Pro dhe iPhone 16 Pro

Teknologji
Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj

Ju ka lodhur Google Chrome, ja si mund ta ndryshoni atë në telefonin tuaj

Teknologji
Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Elon Musk “përplaset” me shefin e AI të Meta-s pas përpjekjeve për të rekrutuar punëtorë për xAI

Teknologji
Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Sa pritet të kushtojë unaza Samsung Galaxy

Teknologji
Meta prezanton veçorinë e re që do të sjellë më shumë ngjyra në WhatsApp

Meta prezanton veçorinë e re që do të sjellë më shumë ngjyra në WhatsApp

Teknologji
Pavarësisht konkurrencës së ashpër, shitjet e iPhone të Apple në Kinë u rritën me 52% në prill, tregojnë të dhënat

Pavarësisht konkurrencës së ashpër, shitjet e iPhone të Apple në Kinë u rritën me 52% në prill, tregojnë të dhënat

Teknologji
Kalo në kategori