Të tjera detaje dalin në dritë nga rasti i Bedrie Lokës, e cila për shkak të dhunës dhe presionit psikologjik nga bashkëshorti, i ka dhënë fund jetës pak ditë më parë duke konsumuar fotoksinë.
Autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin Xhemal Loka, si autori kryesor i dyshuar që ka “shkaktuar vetëvrasjen” e saj.
Në dosjen e siguruar nga Top Channel thuhet se bazuar në dinamikën e ngjarjes, Policia ka kontrolluar banesën e familjes Loka, nga ku rezulton se “në kotecin e pulave në anën jugore të banesës… gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt”. Në këtë vend po ashtu janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62 mm” 48, të cilat, pasi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik50.
Xhemal Loka u shoqërua tri ditë më parë në Komisariatin e Policisë Durrës, pasi po përpiqej të largohej jashtë vendit për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje. Lokës iu gjetën një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë me vete, të cilat u sekuestruan më pas në cilësinë e provës materiale.
“Në rastin objekt hetimi të procedimit penal nr.26, të vitit 2024, referuar dyshimeve të lindura se shtetasi Xhemal Loka është autor i veprave penale “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të shtetases Bedrie Loka, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, dispozita e të cilit parashikon si masë dënimi “burgim nga tre deri në shtatë vjet”, dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në kushtet kur nga rrethanat konkrete të çështjes, rezultuan “shkaqe të bazuara” që të bënin të mendoje se ekzistonte rreziku real që shtetasi në fjalë mund të largohej me qëllim për t’ju shmangur hetimeve të mëtejshme që po zhvilloheshin në ngarkim të tij, si dhe ndodhur në kushtet e “gjendjes së ngutshme” për të cilat ka vlerësuar se nuk mund të pritej urdhri i Prokurorit për ndalimin e të dyshuarit për një krim“- thuhet në kërkesën për vleftësimin e ndalimit./Top Channel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova