LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës

Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se Spanja njeh pasaportën e Kosovës.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se DG Home (Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e BE-së) ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti, raporton Telegrafi.

Pa viza edhe në Spanjë? Karabaxhaku: Nga Ambasada spanjolle në Shkup më njoftuan se mund të udhëtojmë lirshëm
Lexo po ashtu Pa viza edhe në Spanjë? Karabaxhaku: Nga Ambasada spanjolle në Shkup më njoftuan se mund të udhëtojmë lirshëm

Lexoni të plotë postimin e Bislimit:


Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.

DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.

Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.

Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë. /Telegrafi/