LAJMI I FUNDIT:

Është lëshuar fletarrest për ish-zëvendësdrejtorin e Shërbimit të të Ardhurave të Publike, Ismet Guri

Ismet Guri

Për ish-zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Ismet Guri, është lëshuar fletarrest, konfirmojnë për MPB-në Gjykata Themelore Penale Shkup.

Guri fillimisht ishte në paraburgim dhe më pas në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore pasi u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë të të Ardhurave Publike (DAP), të dyshuar për mashtrim.

Siç raportojnë një pjesë e mediave, Guri nuk është gjetur nga punonjësit e policisë në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak.


Kundër Ismet Gurit, së bashku me Eyup Alimin, u zhvillua çështja “Titanik 3” për asgjësimin e materialit zgjedhor, në të cilën Gjykata, pas një gjykimi të përsëritur vitin e kaluar, i dënoi me burgim nga tre vjet e gjashtë muaj për secilin.

Aktakuza për Titanikun 3 u hap në vitin 2017. Ata akuzoheshin për veprën e shkatërrimit të materialit zgjedhor, përkatësisht se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të procesverbaleve të votimit në Çair. Guri ishte aktivist i shquar i BDI-së dhe pas ndarjes së Izet Mexhitit iu bashkua Lëvizjes Demokratike.

Në trend Lajme

Më shumë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës

“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave në Sarandë, ndër më të mirët e Evropës

Lajme
Shkatërrohet një grup që merrej me fajde në Prishtinë

Shkatërrohet një grup që merrej me fajde në Prishtinë

Drejtësi
Caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare, Osmani takon gjatë kësaj jave liderët e partive politike

Caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare, Osmani takon gjatë kësaj jave liderët e partive politike

Lajme
Parashikimi i motit në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius

Parashikimi i motit në Kosovë, temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori