LAJMI I FUNDIT:

Ankesat e qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë, reagon MINT-i: Do të ndërmerren veprime sipas ligjeve në fuqi

Ankesat e qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë, reagon MINT-i: Do të ndërmerren veprime sipas ligjeve në fuqi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se është duke përcjellë me shqetësim ankesat e shumta të qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë në Kosovë, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve.

MINT-i ka bërë të ditur se Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të këtij dikasteri, vetëm gjatë ditëve të fundit ka pranuar mbi 100 ankesa të natyrës së njëjtë, të cilat i ka proceduar me prioritet për trajtim të mëtejmë nga institucionet gjegjëse.


“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, siguron qytetarët se brenda afateve ligjore, përmes institucioneve përgjegjëse, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjeve përkatëse në fuqi”, thuhet në komunikatën për media.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, kanë thënë se mbeten maksimalisht të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e konsumatorit, për çka iu bëjnë thirrje qytetarëve që ankesat t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: konsumatori@rks-gov.net. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit

Ekonomi
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Kalo në kategori