LAJMI I FUNDIT:

Demolohet këndi i lojërave për fëmijë në Tetovë, komuna kërkon që policia t’i gjejë personat përgjegjës

Demolohet këndi i lojërave për fëmijë në Tetovë, komuna kërkon që policia t’i gjejë personat përgjegjës

Pjesë të këndit të lojërave në Tetovë u gjetën në lumin Shkumbin, pasi që disa individë të pandërgjegjshëm paraprakisht e dëmtuan dhe e thyen pajisjen urbane. Ky rast është evidentuar nga shërbimet komunale në këndin e lojërave i ndërtuar në kejin e lumit Shkumbin mes rrugës “Bllagoja Toska” dhe “Video Smilevki-Bato”.

“Veprimet e këtilla të shëmtuara nuk kanë dobi, përkundrazi paraqesin pasqyrë të shëmtuar për qytetin tonë. Pajisja është e të gjithëve, qyteti është i yni. Nëse nuk punojmë së bashku, do ta kemi të vështirë të zhvillohemi dhe të shkojmë përpara. U bëjmë thirrje qytetarëve ta mbrojnë qytetin. Shpresojmë se kompetentët do t’i gjejnë dhe dënojnë ata të cilët i dëmtuan rekuizitat që i shfrytëzojnë fëmijët”, kumtuan nga Komuna e Tetovës.


AIM publikoi hulumtim në tetor të vitit të kaluar, 2023, i cili e pasqyron gjendjen e këtillë të vazhdueshme me veprimet e pandërgjegjshme të qytetarëve. Edhe pse me vite ekzistojnë kamera në Parkun e gruas në Tetovë, kjo nuk i ka ndalur deri më tani individët e pandërgjegjshëm pothuajse tërësisht ta shkatërrojnë vendin dhe pajisjen.

Në vitin 2017 në kohën e kryesisë së kaluar komunale përfundoi rikonstruimi i atij vendi, por rekuizitet për fëmijë ka kohë që nuk janë tashmë sepse disa muaj më pas u shkatërruan tërësisht. E njejta gjë është bërëe edhe me të gjitha ulëset, shportat e mbeturinave, pajisjet për stërvitje.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori