Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka shpërndarë në media sociale një imazh të automjetit të dëmtuar të babait të tij, pasi që u godit nga një plumb qorr gjatë festimeve.
Haxholli bën thirrje për ndalimin e përdorimit të armëve në festa, duke theksuar rrezikun e madh që sjell ky veprim.
“Vetura e babait tim u godit nga një plumb qorr. Festimi me armë nuk është asgjë tjetër veçse një demonstrim i pakontrolluar i forcës, që sjell pasojat e saj”, shkroi ai në Facebook.
Nga nata e festës së Vitit të Ri, janë shënuar disa incidente të rëndë nga përdorimi i armëve dhe mjeteve piroteknike.
Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës këto 24 orët e kaluara janë pranuar 290 raste të ndryshme emergjente, 25 prej tyre janë dëmtime nga përdorimi i mjeteve piroteknike.
Ndër incidentet më të rëndë është një fëmijë i cili ka humbur dy gishta dhe një person i cili u qëllua me plumb qorr, tani i nënshtruar një operacioni dhe vazhdon të marrë trajtimin e duhur.
Dr. Avdush Bajgora, mjek kujdestar në QKUK, tërhoqi vëmendjen veçanërisht ndaj katër rasteve të lëndimit të syrit, dy prej tyre rezultat i thërrmijave që dëmtuan kornenën.
Këto incidente tregojnë për rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësinë qytetare për të shmangur dëmtimet që mund të shkaktohen nga sjellje të tilla në festa dhe ngjarje publike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251