LAJMI I FUNDIT:

Super Mario shëron depresionin

Super Mario shëron depresionin

Një studim i ri ka dalë në një përfundim interesant, pas testimit nëse video-lojërat 3D mund të ndihmojnë me simptomat e depresionit të madh.

Rezultatet e një studimi të ri psikologjik tregojnë se videoloja, Super Mario Odyssey mund të jetë mjaft efektive kur bëhet fjalë për trajtimin e disa simptomave të depresionit.

Videolojërat, në përgjithësi, janë shpesh objekt i studimeve psikologjike në kërkim të lidhjeve midis agresionit apo edhe inteligjencës. Një studim i Oksfordit sugjeron se videolojërat mund të jenë të mira për shëndetin mendor, por rezulton se përdorimi i një vieoloje të veçantë për të trajtuar një sëmundje të caktuar mund të japë gjithashtu disa rezultate interesante.


Pavarësisht se u publikua pak më vonë në ciklin e lançimit të titujve të konsolave, Super Mario Odyssey është një nga lojërat më të shitura të Nintendo Switch.

Studiuesit gjermanë botuan kohët e fundit një studim në revistën Frontiers of Psychology, i cili testoi nëse videolojërat 3D mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave të çrregullimit të madh depresiv (MDD).

Sipas studimit, MDD shpesh shoqërohet me simptoma të humorit depresiv, ulje të motivimit dhe madje edhe probleme me kujtesën. Edhe pse i kufizuar për sa i përket madhësisë së kampionit, studimi arriti në përfundimin se video-lojërat 3D kanë potencialin për të “rritur mirëqenien”, për të rritur motivimin për të vazhduar trajtimin dhe për të përmirësuar funksionet e kujtesës vizuale për të sëmurët me MDD.

Ka ende shumë kërkime për të bërë në lidhje me lojërat 3D dhe MDD. Autorët e studimit deklarojnë se ecja përpara do të kërkojë rritje të madhësisë së mostrës. Megjithatë, është inkurajuese që kërkime si ky po zbulojnë disa rezultate të dobishme. /Telegrafi/