LAJMI I FUNDIT:

Mercedes po tërheq 80 mijë vetura nga tregu amerikan

Mercedes po tërheq 80 mijë vetura nga tregu amerikan

Mercedes-Benz Group do të tërheqë afro 80 mijë vetura nga tregu amerikan për shkak të problemeve me pompën e karburantit.

Sipas një raporti nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), mbyllja e vazhdueshme e pompës mund të dërgojë në humbje të energjisë.

Lëvizja prek më shumë se 50 modele nga 2021-2023, pasi humbja e fuqisë së makinës mund të rrisë rrezikun e një përplasjeje, siç raportohet nga faqja e internetit Teletrader.


Duke filluar nga 13 shkurti 2024, pronarët e këtyre automjeteve do të njoftohen të kontaktojnë shërbimin e klientit në SHBA për të rregulluar një zëvendësim të pompës së karburantit pa kosto shtesë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që kompania gjermane po ka probleme me sistemet e ndryshme. /Telegrafi/