Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni solemne sonte ka dekoruar personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme për vitin 2023.
Osmani tha se me punën e tyre këto personalitete dhe institucione nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët, kanë arritur të lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën, sportin dhe fusha të tjera të jetës.
“Është nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe për mua të ndaj sot me ju këtë moment të veçantë ku në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të saj të nderojmë personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët. Me angazhimin e tyre të palodhur, këto personalitete kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, në historinë, kulturën, sportin dhe fusha të tjera të jetës sonë. Ky është një akt i domosdoshëm për ta shprehur mirënjohjen tonë si komb ndaj atyre të cilët me veprimtarinë e tyre jetësore, dhe përkushtimin e pafund ndaj profesionit e tyre në fushat të ndryshme janë shndërruar në shembuj të shkëlqimit dhe frymëzimit të vazhdueshëm për breza të rinj. Ata janë shembuj të asaj se çfarë mund të arrihet me përkushtim dhe talent”, tha Osmani.
Mirënjohje morën rock-grupet e viteve 80-ta e 90-ta si Trix, Minatori, TNT, Elita 5, për të cilat presidentja Osmani tha se kanë vepruar në një kohë kur popullit shqiptar po i mohohej e drejta për liri.
“I nderojmë sot rock-grupet e viteve 80-ta e 90-ta, të cilat kanë qenë pjesë e bum-it kulturor të Kosovës në kohën kur Kosova po shtypej e kultura jonë po mohohej. Ato e kanë shpërfaqur energjinë dhe frymën e një periudhe të veçantë në historinë tonë kulturore. Këta pionierë të muzikës nuk ishin vetëm interpretues, ata ishin katalizatorë të ndryshimeve tona shoqërore. Këto grupe trimëruan të margjinalizuara, sfiduan autoritete dhe shkatërruan stereotipat, prandaj ky kontribut i tyre sot merr një konfirmim institucional të njohjes së punës së çmuar të tyre, jemi rritur me këngët tuaja, jemi dashuruar, martuar me to e tani edhe fëmijët tanë po rriten me po të njëjtën gjersa ne i festojmë edhe përvjetorët tanë nën po ata tinguj”, u shpreh ajo.
Për më tepër, presidentja Osmani rolin e rëndësishëm që dhanë në fushën e kulturës rapsodë, etnologë dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës.
“Kultura është guri më i rëndësishëm i një kombi dhe shpreh shpirtin e popullit tonë. Sot me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ne do të ndajmë dekorata edhe rapsodëve tanë. Nderojmë po ashtu etnologët tanë, por edhe Institutin Arkeologjik të Kosovës, të cilët me suksesin e tyre të jashtëzakonshëm duke hulumtuar, dokumentuar dhe shpërndarë njohuri mbi trashëgiminë tonë kulturore, kanë dhënë kontribut të pashlyeshëm për të cilin po dëgjon mbarë bota”, tha Osmani.
Në mesin e personaliteteve të dekoruara janë nga skena teatrore, SOS fshati, përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, poeti Beqir Musliu, Resmije Juniku – basketboll, Mexhid Devaja – hendboll, Ajet Shosholli, Ramiz Krasniqi, Jusuf Tortoshi, Arbnor Morina – futboll, Bind Skeja nga “Linja e jetës”, Uranik Begu nga “Inovation center of Kosovo” dhe shumë të tjerë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Baton Haxhiu paraqitet në SPAK
Mickoski: Kemi vendosur skicat e kornizës mbi të cilën do të ndërtojmë potencialin e koalicionit me partitë tjera
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend